back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeProkurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Të ngjajshme

Livia “zbulohet” pa filtra, fotoja origjinale tregon një pamje krejt tjetër

Livia Brunga vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes...

Abdixhiku nga Zvicra: Të fala nga mërgata e Lidhjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Me këmbë përpjetë, Egli jep lajmin e madh

Moderatorja shqiptare Egli Tako, ka ndarë disa fotografi mjaftë...

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar  27-vjetorin e rënies heroike...

Prokurori i Shtetit, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës të vitit 2017.

Në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendës koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz