back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPDK e Drenasit, ftesë për qytetarët dhe trupin diplomatik të akredituar

PDK e Drenasit, ftesë për qytetarët dhe trupin diplomatik të akredituar

Të ngjajshme

Ftojmë trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, OSBE-në, organizatat joqeveritare dhe organizmat tjerë, të përcjellin rregullsinë e procesit të fushatës zgjedhore dhe procesin zgjedhor më 22 Tetor në komunën e Drenasit.
Falënderojmë Kryetarin Kadri Veseli për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Degës së Drenasit, të gjitha strukturat e Degës së PDK-së, aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, sikur deri më tash, për angazhimin, kulturën e fushatës elektorale.
Po ashtu, falënderojmë qytarët për përkrahjen pa rezervë të kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe kandidatët për asamble të PDK–së, të prirë nga bartësi i Listës, Labinot Halilaj.
Duke qenë thellësisht të përkushtuar që fushata dhe procesi zgjedhor, të zhvillohen në mënyrën më demokratike, ftojmë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, ato të jenë demokratike dhe në funksion të proceseve që po kalon vendi.
Falënderojmë qytetarët për praninë e tyre në numër të jashtëzakonshëm në tubimet elektorale. Falënderojmë po ashtu qytetarët që hapën dyert e veta për të dëgjuar dhe diskutuar për platformën tonë, vizionin e Forcës së Ndryshimit për Drenasin dhe krejt Kosovën, thuhet në njoftimin për media të degës së PDK-së në Drenas të cilin e transmeton drenicapress.info
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz