BallinaLajmeBalotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor

Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën, pritet të pasojnë me raundin e dytë në shumicën e komunave.

Balotazhi pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar kryetarët e rinj që do të udhëheqin me komunat e Kosovës.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar për lajmi.net se balotazhi për zgjedhjet lokale do të mbahet më 19 nëntor.

“Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet 4 javë pas raundit të parë. Pra, pasi raundi i parë mbahet të dielën e ardhshme më 22 tetor, raundi i dytë i bie të mbahet më 19 nëntor. Sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar Komune mbahet nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë”, ka thënë Elezi.

Ai ka sqaruar se në balotazh shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në raundin e parë.

“KQZ-ja e organizon raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune në mes të dy kandidatëve qe kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në raundin e parë.Në raundin e dytë, Kryetar i Komunës zgjedhet kandidati i cili fiton shumicën  e votave në këtë rreth votimi”, deklaroi Elezi për lajmi.net

Për balotazh, kandidatët kanë të drejtë fushate për pesë ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz