BallinaLajmeKjo është arsyeja pse është arrestuar Milaim Zeka

Kjo është arsyeja pse është arrestuar Milaim Zeka

Të ngjajshme

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Një pensionist zviceran ka mbështetur për vite me radhë...

Bombarduesit amerikanë drejt zonës së luftës, ngarkohen me municione në RAF Fairford

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë fluturimet...

Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi...

Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për...

​Deputeti i Nismës Milaim Zeka është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës. Express merr vesh se arrestimi i tij ka ndodhur për dyshimet se Zeka ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë

Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga Njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënën, gjatë mesditës, raporton Gazeta Express.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqi.

Policia e Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar arrestimin, për të cilin ka raportuar Gazeta Express para pak minutave. 

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, ka raportuar Insajderi, më 3 tetor të këtij viti.

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz