Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vazhdon fushatën e tij për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ai ka njoftuar se ka qenë në disa lokalitet ku ka shpalosur programin edhe për katër vte në krye të Drenasi.
Njoftimi i Ramiz Ladrovcit:
Likoshani dhe Llapushniku, Lagja Sopi, Gashi dhe Vojvoda, fshatra amblemë të sakrificës tonë për liri, mirëpriten fjalët tona për punën që kemi bërë, punë e vyer, punën e mirë dhe përkushtimin në shërbim të qytetarit. Forca e Ndryshimit, fuqishëm ka gjetur përkrahje te qytetarët. Ne besimin e qytetarit nuk e shkelim.
Përgjegjësia ime, në mandatin e ardhshëm, do të jetë shumë herë më e madhe, sepse, Drenasi duhet ndryshuar në të gjitha fushat. Do të krijojmë hapësirë dhe kushte për të pasur rinia perspektivë dhe mundësi në Drenas.
Ne jemi Forcë e Ndryshimit dhe mbajmë fjalën. Fjalët i bëjmë vepra. Veprat tona preken dhe vlerësohen. Ne do të bëjmë edhe më shumë, për Llapushnikun, pikën e qëndresës tonë.