back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasHakeri i bardhë nga Drenasi

Hakeri i bardhë nga Drenasi

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

“Haker i bardhë”! Ai bën pjesë në grupin e hakerave që përpiqen të na thonë se si duhet të mbrohemi nga kolegët e tyre keqdashës, që na sulmojnë në internet.
Është e zakonshme që ata të përdorin zëvendësime të emrit, të njohur si “nickname”.

“Nuk preferoj të identifikohem me atë “nickname” që kam përdorur dikur”, thotë Neziri
Ai na rrëfen disa mënyra të thjeshta sesi ne të mbrojmë llogaritë tona në rrjetet sociale nga sulmet kibernetike. “Duhet ta kontrolloni url-në nëse ka ndonjë germë gabim dhe pastaj pjesën e protokollit ku ndodhemi. Është pjesa “https” që ndodhet në fillim”, thotë Neziri.
Mënyra të zakonshme të hakimit, kryesisht të Facebook, i gjejmë në Facebook phishing. “Është si pjesa e peshkimit, kur ti krijon një faqe të rreme por që nuk i dërgon të dhënat në serverat e Facebook-ut për përpunim, por ia dërgon keqbërësit dhe ai sheh të dhënat e tua”, sqaron Neziri
Por përveçse të na mbrojë një haker kryesisht di si të vjedhë, ose të marrë akses në file të ndryshme. “Ne krijojmë një “payload”, ose ngarkesë, e cila na lejon të marrim akses mbi kompjuterin e dikujt tjetër ose mbi një server”, shton “hakeri i bardhë”.

Sipas një raporti në faqen “Balkan Open” hakeri kosovar kishte paralajmëruar një bankë për rrezikun dhe administratorët kanadezë kishin marrë masat e duhura.
“Kjo faqe nuk është e sigurtë! I dashur administrator, bëni diçka. Ju nuk keni siguri, dhe unë po e mbrojë faqen tuaj. Hakeri nga Kosova, A.N”, kishte shkruar kosovari.
Në fakt, administratorët e kishin lejuar më pas që ai të bëjë punën e tij, duke eliminuar rrezikun. Hakerët kosovarë njihen për luftën virtuale me Serbinë, por ky gjest është vlerësuar shumë, shkruan Balkan Open.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz