back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci flet për “çantën e zezë”, a ka ndonjë sekret?

Ramiz Lladrovci flet për “çantën e zezë”, a ka ndonjë sekret?

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ishte sulmuar në Tërstenik teksa po bënte fushatë në këtë fshat.

Një person tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, deri sa është raportuar se sulmuesi është vëllau i Naim Bazajt, Fitim Bazaj.

Ndërkohë, vet Naim Bazaj, kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit pati deklaruar për “Indeksonline” të martën se Lladrovci ishte kthyer nga Shqipëria për ta përçarë PDK-në dhe se ai e shantazhon presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli me një “çantë të zezë”(siç e ka quajtur Bazaj).

Lidhur me këtë, Lladrovci është deklaruar për “Indeksonline” duke thënë se këto deklarime të Bazajt janë krejt të pavërteta.

“Ato deklarime janë të pavërteta, këtë shpifje e kanë sajuar kundërshtarët e mi politik dhe asgjë s`ka të vërtetë lidhur me këtë çështje”, ka thënë ai.

Ndryshe, Naim Bazaj të mërkurën ishte thirrur në polici për t`u marrë në pyetje rreth deklaratës së tij se ka fakte të shantazhit që Lladrovci i ka bërë Thaçit.

Sa i përket raportit me kreun e PDK-së, Kadri Veselin, ky i fundit pikërisht ditën e martë ka marrë pjesë në fushatën e Drenasit ku i ka ofruar përkrahje të parezervë kandidatit të tij, Ramiz Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz