BallinaLajmeViti 2014, Albin Kurti – Hashim Thaçit: Po shpreson se do ta...

Viti 2014, Albin Kurti – Hashim Thaçit: Po shpreson se do ta shpëtosh veten nga Specialja në kurriz të shokëve (Video)

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Në kohën kur Hashim Thaçi, një kohë kryeministër e më pas zëvendëskryeministër, bënte të pamundurën që Gjykata Speciale të votohej në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtonte ashpër themelimin e një gjykate të tillë.

Sot, kur Presidenti Thaçi ka ndërruar qëndrim rreth kësaj gjykate, për motive ende të paqarta, në Youtube mund të gjenden ende fjalimet e kundërshtuesve të Speciales në Kuvend.

Albin Kurti, atëkohë deputet në Kuvendin e Kosovës, thoshte se Thaçi po e lejon tribunalin “për shkak se ai vet nuk beson se ka me përfundu n’burg”.

“Pra, shpresa e këtij, që ky vet s’përfundon në tribunal, por shokët e tij shkojnë… thotë e kemi njëfarë sfide të madhe që duhet t’i përgjigjemi me përgjegjësi”, thoshte Kurti në seancën e 24 prillit të vitit 2014.

Në këtë fjalim Kurti e akuzonte Thaçin si “servil që është i gatshëm t’i shërbejë secilit burokrat ndërkombëtar”.

Sot, raporti i Thaçit me “miqtë ndërkombëtarë” ka ndryshuar shumë. Jo më larg se sot, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell la në mënyrë demonstrative sallën ku Thaçi fliste me kritika të ashpra ndaj ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz