back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPritje dhe përkrahje e fuqishme për Ramiz Lladrovcin në Tërstenik

Pritje dhe përkrahje e fuqishme për Ramiz Lladrovcin në Tërstenik

Të ngjajshme

Kryetari aktual dhe i nominuari për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar disa takime elektorale në fshatin Tërstenik, në disa lagje të këtij bastioni të PDK-së, për të shpjeguar vizionin e Forcës së Ndryshimit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, për Drenas, në mandatin e ardhshëm.
Ai ka theksuar se pritjet e qytetarëve i ka realizuar por edhe është zotuar se së bashku me votën e qytetarëve, Drenasi pas katër vitesh do të jetë ndryshe.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovci, në rrjetin social:
“Në Tërstenikun e sakrificës dhe përkushtimit atdhetar, bastionit të UÇK-së, bastionit të PDK-së, mbajta takime me qytetarët së bashku me bartësin e Listës së asamblistëve të PDK-së, Labinot Halilaj dhe tre kandidatët e këtij fshati nga Lista e PDK-së, Samedin Bylykbashi, Florentina Kukaj dhe Qëndrim Mulaj.
Lagja Cakiqi, Hoti, Dvorani dhe Kacurreti mirëpriten punën time, premtimet e platformës tonë zgjedhore duke u zotuar se vota për PDK-në, ishte dhe është zotim i yni i përbashkët për realizimin e projekteve për qytetarin, mirëqenien e tyre si dhe ndryshimin që kemi sjellë.
Ne jemi Forca e ndryshimit, ne jemi ata që çdo premtim e bëjmë realitet. Ndërtojmë përtej planit, kursejmë përtej parashikimit, financojmë projekte që i shërbejnë qytetarëve, sepse, edhe dje i kemi shërbyer qytetarit, edhe sot i shërbejmë qytetarit, edhe në mandatin e ardhshëm ne do t’i shërbejmë qytetarit, sepse, ne jemi zotuar për të qenë në shërbim të atdheut e qytetarit tonë”.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz