back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePërplasja e gazetarit Baton Haxhiu me Presidentin Thaçi për Gjykatën Speciale

Përplasja e gazetarit Baton Haxhiu me Presidentin Thaçi për Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

FSHF zbulon arsyet pse ndeshja me Serbinë dërgohet në Leskovc

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet...

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Debati i sotëm për Gjykatën Speciale, ku ka marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, përveç kritikave në adresë të ndërkombëtarëve, ka shënuar edhe një përplasje ndërmjet gazetarit Baton Haxhiu dhe Presidentit Thaçi.

Haxhiu, në fjalën e tij, ka thënë Presidenti është më meritori për Gjykatën Speciale. Paraprakisht Thaçi në fjalën e tij e ka akuzuar rëndë bashkësinë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, ka premtuar disa përfitime për Kosovën pas krijimit të Gjykatës Speciale. Por, Thaçi ka thënë se shtetet mike të Kosovës nuk u janë përmbajtur premtimeve të tyre.

Gazetari Baton Haxhiu, ndërkaq, ka thënë se reagimi i Thaçit është i vonuar pasi ai është njeriu që e ka mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale.

“Jam me dënu secilin kriminel, por mënyra si e kanë trajtuar deputetët tanë Gjykatën Speciale bashkë me Presidentin, është e padrejtë. Gjykata Speciale është delegjitimim i luftës çlirimtare në Kosovë. Për këtë kanë faj deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe vetë Presidenti”, ka thënë Haxhiu.

Më pas Haxhiu ka akuzuar Thaçin se asnjë komandant të UÇK-së nuk e ka mbrojtur si duhet.

“Thaçi e pati një reagim të vonuar, edhe jashtë kontekstit të cilin e ka ndërtuar ai vetë. Më befasoi. Unë kam 11 anëtarë të familjes të vrarë. Më keni dëshpëruar sepse e keni anashkaluar të drejtën me gjetë vrasësin. Ju jeni më meritori pse Gjykata Speciale është ndërtuar sot. Po i përmendi disa nga dështimet që ju si president i keni ndërtuar deri më sot. E keni gabim dhe kemi problem serioz. I ke larguar viktimat nga e drejta për të ditur rastin. Keni bërë dështim moral, politik dhe historik. Po i përmendi me nga një fjali. Dështim moral sepse keni ndërtuar gjykatë për shqiptarët, e jo për viktimat.  Dështim politik. Mas kaq kohe që u votu po thoni se është politik, thoni se do të përfitoni. Asnjërën prej tyre nuk e keni bërë. Dështim politik dhe përfitimi është zero. Kosova ka qenë i vetmi vend që ka bashkëpunuar me Serbinë. Kur e keni nisë Gjykatën Speciale keni pasur një amplitudë tuajën. Më thoni në cilin horizont është Thaçi? Cilat janë kushtet e pajtimit kur situata është njësoj. Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim. Ju vetë keni delegjitimuar luftën e UÇK-së. Asnjë komandant nuk e keni mbrojtur si i ka hije. Janë dënuar 7 komandantë nga të gjitha zonat dhe pikërisht për shkak të asaj marrëveshje me Gjinxhiqin dhe marrëveshjes së Karla del Pontes. Nëse Serbia ka fshehur Karaxhiqin, me instrumente shtetërore, Kroacia Gotovinën, ku keni qenë ju? Ju asnjë prej atyre njerëzve nuk e keni mbrojtur”, ka thënë tutje Haxhiu.

Në reagimin e tij, Presidenti Thaçi ka përmendur ndarjet që kanë ekzistuar në Kuvendin e Kosovës kur është votuar Gjykata Speciale.

“Unë nuk kam ndonjë pozicion rishqyrtues. Ajo që dua të them përsëri është se në momentin kur është votuar në Kuvendin e Kosovës, disponimi i njerëzve ka qenë i ndarë. Tri vite më vonë ai disponim është rritur kundër. Të shtrojmë pyetjen: çka ka ndodhë? A kanë qenë njerëzit të informuar rrejshëm apo njerëzit po e mësojnë të vërtetën rreth këtij procesi. Nga të gjeturat shihet se njerëzit po informohen çdo ditë e më tepër rreth këtij procesi. Tjetër, mund të them se 80-përqindëshin e këtij disponimi e ka rritur Beogradi me fushatën që është duke e bërë”, ka thënë Thaçi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz