back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaShqiptareCandreva ka arritur në Shqipëri me bashkëlojtarët italianë, ai është me origjinë...

Candreva ka arritur në Shqipëri me bashkëlojtarët italianë, ai është me origjinë arbëreshe nga ana e babait (Foto)

Të ngjajshme

Zemaj i LDK-së: Mitrovica e bashkuar dhe e zhvilluar, ky është zotimi jonë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës...

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...
- Advertisement -

Ka lindur në Romë, por origjina e tij e largët, ajo e gjyshit, është arbëreshe.

- Advertisement -

Po flasim për Antonio Candrevan, i cili me Përfaqësuesen e Italisë do të jetë kundërshtarë i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë.

Dhe në “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të jetë në fushë për katër herë kampionët e botës.

Candreva, kohë më parë, vizitoi edhe vendin ku i gjyshi kishte lindur, në Tirreno Kosentino, një peizazh i bukur i Kalabrisë, një vend përrallor për plazh, ku edhe mori një fanellë festive të kuqe (pra, ngjyrat e Shqipërisë) nga kryebashkiaku i asaj kohe.

Ndërkohë, shkrimtari dhe profesori i letërsisë Ag Apolloni shkruan gjithashtu për origjinën e lojtarit, duke u shprehur se ai ka lidhje me poetin e njohur arbëresh, Karmell Kandreva, që po ashtu ka lindur në Cosenza, madje aludon se futbollisti është nipi i këtij poeti.

Karmell Kandreva është autor i veprës “Shpirti i arbërit rron”. /PanoramaSport/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz