back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDy të vdekur nga një aksident i rëndë në Kukës

Dy të vdekur nga një aksident i rëndë në Kukës

Të ngjajshme

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...
- Advertisement -
Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në Kukës, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, bëjnë me dije burime policore.

- Advertisement -

Katër persona udhëtonin në makinë, të gjithë nga fshati Nimçë.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Mustaf Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë: Xh.H., 34 vjeç dhe një fëmijë 11 vjeç.

Xh.H. është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, ndërsa N.K, 11 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, njofton Policia./syri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz