back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDerbi në Drenas, Feronikeli me trajner të ri

Derbi në Drenas, Feronikeli me trajner të ri

Të ngjajshme

Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

13 të burgosur në Smrekonicë rehabilitohen për menaxhim të zemërimit

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses...

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit

Jamie Carragher ka identifikuar kandidatin ‘perfekt’ për t’u bërë...

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta...

Java e tetë në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet sot (e hëne) me dy ndeshje tejet interesante.

Dy ish-skuadrat kampione të Kosovës, Feronikeli dhe Drita do ta zhvillojnë derbin e javës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Të dyja skuadrat në këtë sfidë vijnë pas barazimeve në mesjavë ku Feronikeli u nda në paqe 0-0 përballë Prishtinës ndërsa Drita mori një pikë në derbi ndaj Gjilanit.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur para ndeshjes me Dritën për faqen zyrtare të klubit.

“Futbollistët janë gati për këtë përballje, është një derbi pasi Drita ka bërë shumë përforcime dhe ka kualitet në skuadër”.

“Jemi në fushën tonë para tifozëve tanë dhe nëse secili futbollistë jep maksimumin në fushë atëherë fitorja do të jetë e jona”, deklaroi Ramadani.

Në anën tjetër sulmuesi Përparim Livoreka ka thënë se skuadra e tij synon tri pikët përsëri në Drenas si në ndeshjen e parë kur në këtë fushë mposhtën Prishtinën.

“Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë kjo në udhëtim pas asaj me Gjilanin. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë”.

“Për këtë derbi jemi përgatitur maksimalisht pasi Feronikeli është një skuadër tejet e mirë dhe e përgatitur shumë”.

“Drita në çdo ndeshje luan për fitore. Është derbi, do të jetë ndeshje e fortë por ne synojmë të rikthehemi me tri pikë në Gjilan”, u shpreh Livoreka për Telegrafin.

Ndeshja mes Feronijelit dhe Dritës do të drejtohet nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Ndërkohë ndeshja tjetër e paraparë pêr ditën e sotme do të zhvillohet në Gjilan mes skuadrës me po të njëjtin emër dhe Flamurtarit.

Gjilanasit ende nuk din se çfarë është humbja në këtë kampionat dhe synojnë të vazhdojnë këtë seri pa humbje edhe ndaj Flamurtarit.

Ndërkohë kryeqytetasit pas fitores së parë në mesjavë janë të motivuar dhe synojnë befasinë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz