back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDy nxënës të gjimnazit të Drenasit përfitojnë bursa për Finlandë

Dy nxënës të gjimnazit të Drenasit përfitojnë bursa për Finlandë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim profesorin nga Finlanda, Ilkka Linderoos dhe pesë nxënësit e shkollave finlandeze dhe është zotuar para tyre se bashkëpunimi me shkollat finlandeze dhe të Komunës së Drenasit do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen për shkëmbimin e përvojave të mira.

- Advertisement -

Image may contain: 9 people, people sitting, table and indoor

Pas takimit me kryetarin Lladrovci, profesori Linderoos dhe nxënësit kanë qëndruar në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ku kanë marr pjesë në testin e gjuhës gjermane në një klasë dhe kanë ndarë dy bursa për nxënës të cilët nga nëntori i këtij viti do të qëndrojnë në Finlandë.

Më pas, në sallën e kuvendit të Komunës, është mbajtur një ligjëratë nga profesori Linderoos me drejtor të shkollave dhe koordinator të cilësisë, ku merrte pjesë edhe kryetari Lladrovci i cili tha se ndjehet i nderuar që me ne është profesori nga Finlanda, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar, një mik i yni i cili vjen nga një vend elitar, jo vetëm evropian, por edhe botëror për cilësinë në arsim. “Mbetëm i përkushtuar për ta përkrahur me zellin më të madh arsimin në Komunën e Drenasit, sepse ëndrrat e stërgjyshërve tanë, mund të jetësohen nga arsimi cilësor, të cilin bashkërisht do të arrijmë.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Falënderoj profesorin Linderoos dhe uroj që kjo ligjëratë dhe ky diskutim të jetë i frytshëm për ju të pranishëm që praktikat e marra gjatë kësaj ligjërate të ju shërbejnë në punët e juaja të përditshme për ngritjen e cilësisë në arsim”, tha kryetari Lladrovci. Ndërsa profesori Linderoos para të pranishmëve ka treguar përvojat e tij si mësimdhënës i cilësisë për sa vite dhe ka mbajtur një seminar për drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë. Delegacioni nga Finlanda do të qëndrojnë në Drenas deri të dielën dhe do të shkëmbejnë përvoja me profesor e nxënës nga Komuna e Drenasit.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz