back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kosova asnjëherë s'ishte e vetme, Shqipëria na qëndroi pranë gjithmonë

Haradinaj: Kosova asnjëherë s’ishte e vetme, Shqipëria na qëndroi pranë gjithmonë

Të ngjajshme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Ramush Haradinaj tha se Kosova gjatë tërë viteve kurrë nuk është ndjerë e vetme, pasi ka pasur gjithmonë mbështetjen e Shqipërisë.

“i takojmë botës së udhëhequr nga Amerika, dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë me Shqipërinë. Mirëpres lehtësimin e shumë procedurave për cka u dakorduam me Edi Ramën. Faleminderit Edi”, shtoi Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vizitën e parë zyrtare vendosi ta bëj në Shqipëri, ka falënderuar shqiptarët atje për mikpritje.

AI në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka respekt për komunitetet që jetojnë këtu dhe  e ndjen përgjegjësinë si shtet i ri, raporton Indeksonline.

“Më vjen mirë për nderin që më bëtë sot që të jemi bashkë edhe një vit në angazhimet e përbashkëta për heroin tonë që na ka bërë cdo herë krenar, Gjergj Kastriotin-Skenderbeun. Këtë vit mund të dëshmojmë që kemi punuar mirë për qytetarët tanë. Nuk kemi munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojmë kurrë që ti tregojmë bashkëvendasve tanë që ta ndjejmë njëri tjetrin më afër dhe gjithçka që ndodh mes nesh të jetë në dobi të popullit shqiptar”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se dy vendet i kanë krah të fortë shqiptarët që jetojnë jashtë si ekonomikisht ashtu edhe në aspektet tjera.

“Kemi ende pak kohë të bëjmë gati një agjendë për takimin e ardhshëm të dy qeverive dhe të raportojmë për të arriturat tona. Faleminderit për pritjen dhe kujdesin”, përfundoi Haradinaj. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz