back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRaporti i policisë për aksidentin në Komoran ku vdiq i moshuari

Raporti i policisë për aksidentin në Komoran ku vdiq i moshuari

Të ngjajshme

Netanyahu kërcënon liderin e ri suprem të Iranit: Izraeli…

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një paralajmërim...

Doku beson në përmbysje ndaj Real Madridit: Nëse ata shënuan tre, pse jo edhe ne?

Sulmuesi i Manchester City, Jérémy Doku, ka shprehur besim...

Zbulohet për herë të parë nga VV, cilat poste në qeveri Kurti ia kishte ofruar Osmanit?

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar...

Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë për aksidentin e dytë që ndodhi mbrëmë në Komoran ku vdiqën dy të rinjët dhe një i moshuar i cili ndodhej në autoambulancë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjeti- autoambulancë dhe një kamioni. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient K/Shqiptar, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë.  Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar-e) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet nw raportin e policisw.

Sipas burimeve të DrenicaPress i vdekuri në autoambulancë është një 84-vjecar./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz