BallinaLajmePresidenti Thaçi udhëton në Vatikan dhe Uashington

Presidenti Thaçi udhëton në Vatikan dhe Uashington

Të ngjajshme

Haxhiu shpall të mbyllur procesin për Kryeprokurorin: Kërkon konkurs të ri dhe paralajmëron refuzime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Ofertë e veçantë në ETC, duke sjellë për konsumatorët...

Haxhiu e vendos: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 7 qershor

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

KQZ diskuton me zyrtarët e Komisioneve Komunale për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Vatikan, ku të enjten do të pritet në një audiencë nga Papa Françesku.

Në këtë takim, presidenti Thaçi do të falënderojë Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës në periudha të ndryshme dhe rolin e tij  në promovimin e paqes në botë.

Presidenti Thaçi do të informojë Atin e Shenjtë për proceset politike në vend, pas krijimit të institucioneve të reja, për reformat e gjithmbarshme në sektorin e ekonomisë, arsimit dhe avancimin e drejtave të njeriut dhe komuniteteve.

Në këtë takim, presidenti Thaçi po ashtu do të bisedojë me Papa Françeskun për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Pas takimit me Papa Françeskun, presidenti Thaçi do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.

Në këtë takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes të të dy shteteve tona. Presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz