BallinaKulturëFilmi ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, me premierë botërore në Estoni

Filmi ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, me premierë botërore në Estoni

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

“Martesa” e Blerta Zeqirit me premierë botërore në festival të kategorisë A – Tallinn Film Festival

Filmi i parë i metrazhit të gjatë nga znj. Zeqiri do të jetë pjesë e garës zyrtare të Tallinn Film Festival, ku do të shfaqet më 28 nëntor të këtij viti.

Sot është bërë publike një pjesë e programit zyrtar të Festivalit të Filmit në Tallinn të Estonisë, ku bën pjesë edhe filmi “Martesa” i regjisores fituese të çmimit për filmin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar në festivalin më të madh të filmit në SHBA – Sundance.

“Jam shumë e lumtur që një punë 5-vjeçare po kurorëzohet me një premierë në një festival të tillë Është moment i lumtur për mua dhe paksa i pikëlluar, sepse është një lloj ndarjeje, pasi që nga tani Martesa e fillon udhëtimin e saj nëpër botë, derisa unë ia filloj një projekti të ri filmik” tha znj. Zeqiri e cila tanimë ka 5 vite prej kur e ka nisur punën në këtë projekt, që njëherit është edhe filmi i saj i parë i metrazhit të gjatë.

Filmi “Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, si projekt me financim minoritar.

Tallinn Film Festival, ku më 28 nëntor do të shfaqet bashkëprodhimi filmik Kosovë-Shqipëri, bën pjesë në mesin e 15 festivaleve garues të kategorisë A, sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAFP), dhe ky film shënon filmin e tretë të gjatë të mbështetur nga QKK që sivjet ka premierën botërore në festival të kategorisë A. / KultPlus.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz