back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeThaçi për mbulimin e statujës së Skënderbeut: O urrejtje-nxitës, feja islame nuk...

Thaçi për mbulimin e statujës së Skënderbeut: O urrejtje-nxitës, feja islame nuk lejon…

Të ngjajshme

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...

Humbja e Shemsi Krasniqit: Policia konfirmon rastin në Prishtinë

Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si...
- Advertisement -

Eksperti i Arsimit dhe njohësi i fesë Islame, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas publikimit nëpër media, të lajmit për mbulimin e shtatores së Skenderbeut në Tiranë gjatë faljes së namazit të Bajramit, raporton Periskopi.

- Advertisement -

Ai këtë e ka arsyetuar duke thënë se në Islam ndalohet falja e namazit para çfarëdolloj figure të gjallesave, qoftë fotografi, pikturë a skulpturë. Prandaj, sipas tij, gjatë faljes së namazit duhet vendosur perde mes falësit të namazit dhe figurës së gjallesës.

“Pra, vendosja e perdes mes falësit të namazit dhe ndonjë figure të gjallesës nuk ka të bëjë me mosrespektimin e figurës, por lidhet me parimin islam të mosngjasimit të adhurimit islam me idhujtarinë”, ka shkruar Thaçi. /Periskopi/

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

O injorantë e urrejtje-nxitës,

Në islam ndalohet falja e namazin para çfarëdolloj figure të gjallesave, qoftë fotografi, pikturë a skulpturë e çfarëdolloj gjallese. Prandaj, gjatë faljes së namazit duhet vendosur perde mes falësit të namazit dhe figurës së gjallesës.

Edhe nëpër odat tona në Kosovë ku është e vendosur fotografia e Adem Jasharit në drejtim të Kibles, ajo foto ose hiqet ose mbulohet gjatë faljes së namazit.

Pra, vendosja e perdes mes falësit të namazit dhe ndonjë figure të gjallesës nuk ka të bëjë me mosrespektimin e figurës, por lidhet me parimin islam të mosngjasimit të adhurimit islam me idhujtarinë.

Myslimani nuk bën sexhde para asnjëlloj figure të gjallesave tokësore, por vetëm para Zotit. Prandaj, në xhami nuk ka figura të gjallesave, madje as në artin islam në përgjithësi nuk ka figura të gjallesave.

Mos bëni tema nga hiçi për të nxitur urrejtje se u bëtë gazi i botës me injorancën e “patriotizmin” tuaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz