BallinaLajme204 kandidatë në garë për tu bërë kryetar komune (Dokument)

204 kandidatë në garë për tu bërë kryetar komune (Dokument)

Të ngjajshme

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha...

Njihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj në këngën e Eurovisionit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis, vazhdon rrugëtimin...

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka...

Origjina e Kristofor Kolombit vihet në dyshim

Një analizë e re e ADN-së, e kryer mbi...

Mrekullisht, Dajana Kalo nis rikupërimin

Më në fund kemi lajme të mira dhe pamje...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Përveç subjekteve politike, KQZ ka publikuar edhe emrat e kandidatëve për kryetar të komunave të Kosovës, raporton indeksonline.

Ajo që shihet në listë është se krahas garuesve që përfaqësojnë subjektet e tyre politike, në garë janë edhe 11 kandidatë të pavarur që synojnë të ulen në karrigen e të parit të komunës.

Në KQZ janë deklaruar të gatshëm për realizimin e këtyre zgjedhjeve, pasi ato konsiderohen edhe të rregullta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonline se KQZ-ja është duke i bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që dita e votimeve të shkojë në rregull.

Ndryshe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në vend pritet të zgjatë një muaj.

Zgjedhjet lokale vijnë pak muaj pas atyre nacionale, nga të cilat nuk ka rezultuar ende formimi i institucioneve udhëheqëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz