back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBerisha i “Vizionit për Drenasin”: Ramiz Lladrovci të marrë mësim nga Sami...

Berisha i “Vizionit për Drenasin”: Ramiz Lladrovci të marrë mësim nga Sami Lushtaku  (foto)

Të ngjajshme

- Advertisement -

 

- Advertisement -

Po vazhdon festa e Kurban Bajramit e cila ka filluar me faljen e namazit të Bajramit nëpër xhamia dhe sheshet kryesore të qyteteve.

Një gjë e tillë u bë edhe në Skënderaj, por jo edhe në sheshin e qytetit të Drenasit, raporton Drenicapress.

Kjo nuk i ka pëlqyer, Afrim Berishës, kandidatë për asamble komunale të Drenasit nga radhët e “Vizionit për Drenasin”.

Ai ka thënë se kryetari Lladrovci nuk ka bërë asnjë organizim për këtë festë. Ai ka marrë shembull kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili me qytetarët e tij fali Bajramin në sheshin “Adem Jashari”, kurse Lladrovci nuk e bëri këtë gjë, por në mesha kishtare kishte kohë për pjesëmarrje!

Fotografia e Komuna Skenderaj

Reagimi i Afrim Berishës:

Fillimisht po e theksoj që besimi për mua është vlerë tek një njeri, këtu nuk e kam fjalën vetëm për besimtarët mysliman, por për të gjitha fetë monoteiste.

Sa shumë i mora lakmi komunitetit mysliman në Skenderaj dhe kryetarit Sami Lushtaku, i cili së bashku me ta, falën Bajramin në shesh në Skenderaj.

Çka ndodh në Drenas, kryetari Lladrovci, merr pjesë dhe organizon Mesha e Koncerte në Kishën e Llapushnikut, për komunitetin e krishter, ndërsa kur bëhet fjalë për komunitetin mysliman nuk ka kurfarë organizimi, as pjesmarrje institucionale, nuk morëm qoftë një urim prej kryetarit, nuk i ndau 30 sekonda për ne “Urime Bajrami”…madje edhe shpenzimet e varrimeve deri këtë vit nuk janë hequr nga komuna vetëm pse me ato mjete duhet të menaxhoj Bashkësia Islame në Drenas.

Në Drenas, si Ramiz Lladrovci edhe paraardhësi i tij, së bashku me disa tjerë, fenë e shëndrruan në biznes, siç ishte rasti i Kishave, pra me vlerën më të madhe të njeriut me BESIMIN, ata bënë biznes.

Se kur Drenasi do ta zgjedhë një kryetar i cili nuk e lufton kmunitetin mysliman, nuk e di.

Më falni, të paktën sot, mendova se s’do mirresha me politikë, por politika dikton çdo segment të jetës.

Fotografia e Afrim J. Berisha

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz