BallinaBotëMoska thotë se inteligjenca gjermane s’ka prova se Rusia u përzie në...

Moska thotë se inteligjenca gjermane s’ka prova se Rusia u përzie në zgjedhjet gjermane

Të ngjajshme

Agjencitë e inteligjencës të Gjermanisë nuk mund të ofrojnë kurrfarë dëshmie rreth dyshimeve se Rusia u përzie në fushatën zgjedhore në Gjermani, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

Lavrov i bëri këto komente pas një takimi me homologun e vet nga Katari, Mohammed bin Adbulrahman al-Thani, raporton TASS, transmeton Express.

“Nuk e di përse inteligjenca gjermane bën deklarata për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën zgjedhore në Gjermani,” ka thënë Lavrov në Doha.

Ai ka thënë se gjermanët nuk mund ta ofrojnë as edhe një dëshmi.

“Mbase ata duan të dëshmojnë efikasitetin e tyre, por nuk mund të ofrojnë as edhe një fakt të vetëm”, ka thënë ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz