back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeZyrtari i PDK’së e quan Shpend Ahmetin hajn dhe rrenc

Zyrtari i PDK’së e quan Shpend Ahmetin hajn dhe rrenc

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së me Degë në Prishtinë, Bujar Cakolli, e ka quajtur hajn dhe rrenc kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Cakolli ka thënë se në mungesë të argumenteve, Ahmeti fshihet pas përmendjes së ‘padive’, duke shpresuar se kështu mund ta fsheh të vërtetën.

Sipas tij, Ahmeti ka qëllim keqpërdorimin e pushtetit dhe degradimin e tij.

Shkrimi i plotë i Cakollit:

Edhe hajn edhe rrenc!

Historia e “rrëshqitjes” morale të Shpend Ahmetit nuk është e re, nga koha kur është zgjedhur kryetar i Prishtinës, gjithë koncepti i tij qeverisës është ndërtuar mbi mashtrime, hajni, nepotizëm dhe çka jo tjetër! Nuk fillon e mbaron as me punësime familjare e partiake, as me jahtin, e as me dhënie te tenderëve miqëve të tij!

I vendosur në shërbim të rrjetit kriminal të Vetëvendosjes, duke mos pasur asnjë argument që e dëshmon të kundërtën, Shpend Ahmeti gjithmonë fshihet pas përmendjes së “padive”, duke shpresuar se kështu mund të vazhdojë ta fsheh edhe ndonjë ditë të vërtetën prej publikut.

Kjo rishfaq pamoralitetin e skajshëm politik të tij që qëllim të vetëm ka keqpërdorimin e pushtetit dhe degradimin e tij, në shërbim të kastës së vet, ashtu siç e bëri këto katër vite.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz