BallinaLajmeSerbët e Kosovës në përkrahje të Vuçiqit

Serbët e Kosovës në përkrahje të Vuçiqit

Të ngjajshme

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

Serbët nga Kosova e mbështesin iniciativën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për dialogun rreth Kosovës.

Kështu thuhet në një deklaratë të zyrës së zëvendëskryeministrit në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Siç thuhet në njoftim, mbështetja e nismës për  dialog të brendshëm, është dhënë duke pasur parasysh rrethanat në të cilat serbët jetojnë në Kosovë, por edhe për shkak se ata kanë shumë besim në Presidentin Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

“Serbët në Kosovë kanë mbijetuar dhe tani jetojnë kryesisht në mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ne jemi të bindur se në të ardhmen, nuk do të privohemi nga kjo mbështetje”.

“Serbët në Kosovë janë të gatshëm për të vazhduar me qeverinë e tyre të Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq të ecin me guxim përpara, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të jetojnë mirë dhe në mënyrë të lirë duke mos patur frikë  çdo herë kur të shkojnë tek fqinjët (shqiptarë) në dyqan, në një ndeshje futbolli apo kudo tjetër “, theksohet në deklaratë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz