back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeZyrtare: AKR merr ofertë nga PAN, këto janë postet që i janë...

Zyrtare: AKR merr ofertë nga PAN, këto janë postet që i janë ofruar

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Partitë politike në Kosovë janë duke bërë gjithçka të mund të arrijnë ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës i cili do të mundësonte krijimin e Qeverisë. Koalicioni në mes tri partive politike PDK-AAK-NISMA është duke u munduar shumë të arrijë të bëjë koalicion më ndonjërën nga partitë që kanë dal pas saj në zgjedhje.

PAN kësaj here është duke u mundur që më çdo kusht të bëjë “pazare” më AKR-në, por të cilët kanë thënë se edhe përkundër pozitave më të mira të Qeverisë që PAN po ua ofron ata nuk do të pranojnë koalicion më ta.

Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës në një prononcim për “Bota Sot”, e ka pranuar se kanë pasur diskutime dhe afrime nga ana e koalicionit PAN dhe se i janë ofruar pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.

“Ne nuk do të lëvizim nga pozicionet tona që i kemi në lidhje më koalicionin që kemi me LDK-në. Në jemi duke pritur rezultatet dhe certifikimin e tyre”, ka thënë Bahtiri.

Në pyetjen se a kanë kërkesa nga koalicion PAN dhe se cilat janë pozitat që AKR-së i janë premtuar ne rast se shkojnë më ta, Bahtiri ka thënë se tashmë kanë kërkesa.

“Ne sigurisht që kemi kërkesa por nuk do ti marrin parasysh. Ne nuk do të marrim një vendim ne emër të koalicionit por edhe në emër të AKR-së, vendimi  do të merret në kryesinë e AKR-së dhe gjithçka do të jetë mënyrë legjitime normale njerëzore dhe po shpresoj se do të dalim edhe nga kjo situatë”.

Kurse në pyetjen se nëse kanë pasur deri më tani takime dhe afrime më PAN, dhe cilat janë mundësitë që AKR të shkoj në koalicion më PAN e që këta të fundit të kenë numrat për formimin e qeverisë, Bahitir ka thënë se përkundër ofertës nga PAN, ata përfundimisht nuk do të hyjnë në koalicion.

“Mundësitë janë, afrime ka dhe propozime ka nga më të ndryshmet por asnjëherë  nuk i kemi shqyrtuar. Na kanë ofruar shumë pozita të ndryshme të larta, por ne nuk i kemi shqyrtuar asnjëherë. Përfundimisht nuk do te bëjmë koalicion më PAN”,  ka përfunduar Agim Bahtiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz