back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMospërputhje e madhe e votave, problemet më të mëdha me koalicionin PAN

Mospërputhje e madhe e votave, problemet më të mëdha me koalicionin PAN

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...

Që kur ka filluar numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 qershorit, rreth 20 për qind të kutive të votimit janë dërguar për rinumërim.

Në një vendvotim në Drenas, Partia Demokratike e Kosovës mori 271 vota, kurse kandidatët e kësaj partie për deputet morën 144 vota më shumë. Ndërsa, në një tjetër vendvotim në Prishtinë, koalicioni PDK-AAK-Nisma mori 89 vota, kurse prijësi i listës për deputet, Kadri Veseli, mori 152 vota.

Mospërputhje të votave të kandidatëve kishte edhe në një vendvotim në Vushtrri. Koalicioni PDK-AAK-Nisma mori 92 vota, kurse numri 2 i listës për deputet, Ramush Haradinaj, mori 229 vota.

Në një vendvotim në Skenderaj, LDK-ja nuk mori asnjë votë, ndërsa kandidatët e kësaj partie për deputetë morën 339 vota.

Ndërsa, Vetëvendosje në një vendvotim në Gjilan mori 152 vota, kurse kandidatët e kësaj partie morën 97 vota më shumë se subjekti. Këto janë disa prej 280 kutive të votimit që do të rinumërohen për shkak të mospërputhjes së të dhënave.

Për krejt këto parregullsi, vëzhguesit e zgjedhjeve thonë se mund të jenë shkaktuar edhe nga interesat e caktuara të subjekteve politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz