back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleU shënua Dita e Çlirimit të Vushtrrisë

U shënua Dita e Çlirimit të Vushtrrisë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Qytetarë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteran të UÇK-së, drejtues të pushtetit lokal dhe atij qendrorë, veprimtarë, të premten kanë marrë pjesë në ceremonitë me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit të Vushtrrisë.

Akademia me rastin e Ditës së Çlirimit është mbajur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, ku është vlerësuar lartë sakrifica e vajzave dhe djemëve më të mirë që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit.

Nënkryetari i Komunës, Dibran Perçuku,  në fjalën e mbajtur në Akademinë kushtuar Çlirimit të Vushtrrisë, përveç të arriturave që janë bërë në Vushtrri, tha se beteja kryesore 18 vjet pas çlirimit dhe 9 vite pas pavarësimit të vendit, tash është zhvillimi ekonomik. “Duhet të jemi të vetëdijshëm se kanë kaluar 18 vite pas çlirimit, dhe 9 vite pas pavarësimit të vendit. Ende jemi shtet në tranzicion. Kjo nuk duhet të na ngushëlloj e as të na bëjë të kënaqur me atë që kemi arritur. Përkundrazi. Ne kemi plane zhvillimore të studijuara mirë dhe të cilat do ti realizojmë bashkarisht”, ka thënë nënkryetari Perçuku.

Për sakrificën dhe vetmohimin që bënë bijtë dhe bijat më të mira të Vushtrrisë për çlirimin e Kosovës, në emër të familjeve të dëshmorëve ka folur, Gëzim Zuçaku kryetar i degës së Shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Vushtrri. Ansambi i këngëve dhe valleve “Hasan Prishtina” ka shfaqur një program të pasur artistik me rastin e Ditës së Çlirimit.

Ndërsa ceremonia e 18 vjetorit të Çlirimit të qytetit të Vushtrrisë ka filluar me homazhet në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit dhe Martirëve, si dhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Stanoc, në Mitrovicë e po ashtu edhe në varrezat e Dëshmorëve në Prekaz.

Të Fundit

Sport

ShowBiz