back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleNis ndërtimi i palestrës sportive në Samadrexhë

Nis ndërtimi i palestrës sportive në Samadrexhë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Në hapësirën afër Shkollës “ Lumni Surdulli “ në fshatin Samadrexhë ka nisur ndërtimi i palestrës sportive. Kompania e kontraktuar “ EuroBesi “ ka filluar gërmimin e dheut për themelet e objektit
Kryetari Komunës, Bajram Mulaku , zyrtarë nga DKKRS , përfaqsues të fshatit dhe banorë, kanë nisur të parit punët dhe nga afër janë njoftuar me ecurinë e punëve që do të zhvillohen në ndërtimin e këtij objekti.Kryetari Mulaku u shpreh se palestra sportive i ka munguar Samadrexhës,këtij fshati me traditë dhe plotë suksese në sportin e hendbollit.

Ai me këtë rast ka përgëzuar banorët e ketushëm se palestra është një objekt shumë funksional që do të ju shërben sportistëve të të gjitha kategorive e llojeve të ndryshme sportive dhe njëkohësisht edhe për zhvillimin e aktiviteteve kulturore artistike.

Objekti do të ketë fusha me standarde për sportet përkatëse si: hendboll, basketboll, volejboll etj, ndërsa do të ketë rreth 400 ulëse.Për ndërtimin e objektit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë rreth 780 mijë euro,ndërsa pritet të kryhet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. /sh.p/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz