BallinaLajmePacolli ik nga LDK-ja te PAN-i?

Pacolli ik nga LDK-ja te PAN-i?

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Duket se PAN-i është në bisedime intensive për ta marrë AKR-në e Behgjet Pacollit në koalicion, në mënyrë që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Burime të Portalit Koha.net, bëjnë me dije se i nominuari për kryeministër nga koalicioni fitues i zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë mbështetjen e AKR-së dhe të një personaliteti të LDK-së që pritet të jetë deputet, për të formuar Qeverinë.

Portali, të enjten vonë ka kontaktuar me Korab Sejdiun e AKR-së, i cili ka thënë se strukturat e kësaj partie nuk kanë marrë kurrfarë vendimi.

“Strukturat e AKR-së nuk kanë marrë kurrfarë vendimi që t’i bashkohen askujt. Ne jemi në pritje të rezultatit për të parë se ku po pozicionohemi, por mund të them se e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se nuk do të shkojmë në koalicion me PAN-in”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë apo të demantojë ndonjë bisedë a takim eventual në mes të kreut të partisë së tij, Behgjet Pacolli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz