back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëDy nxënës nga shkolla profesionale "Qendra e Kompetencës"në Skenderaj udhëtojnë për në...

Dy nxënës nga shkolla profesionale “Qendra e Kompetencës”në Skenderaj udhëtojnë për në Maltë (FOTO)

Të ngjajshme

Alban Xani dhe Arxhend Istogu janë nxënësit fatlum të cilët janë përzgjedhur nga shkolla e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, të udhëtojnë për në shtetin e Maltës, ku do të marrin pjesë në trajnim të arsimit profesional me shumë nxënës tjerë nga Europa, transmeton Drenica Press.

Zëdhënësi i shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës”, Lavdim Uka tha për portalin Drenica Press se të dy nxënësit e shkollës sonë janë përzgjedhur për të udhëtuar në Maltë nga Agjensioni i Arsimit Profesional në Kosovë. Uka shtoj se të dy nxënësit do të marrin njohuritë më bashkëkohore të arsimit profesional së bashku me shumë nxënës të tjerë nga Europa dhe ky ëshët një sukses i madh i qytetit të Skenderajt që nxënësit e këtij vendi po arrijnë suksese të tilla. Ai tha se nxënësit e kësaj shkolle po arrijnë suksese të mëdha në fushën e arsimit profesional dhe shkolla profesionale Qendra e Kompetencës në Skenderaj është lider i arsimit profesionale në Kosovë./DRENICA PRESS/

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz