BallinaLajmeKy është numri i ulëseve në Kuvend që kanë siguruar PAN, VV...

Ky është numri i ulëseve në Kuvend që kanë siguruar PAN, VV dhe LAA (Grafikoni)

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, sipas rezultateve preliminare, mund ti ketë 39 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. VV 31, ndërsa LDK-AKR një deputet më pak – 30. Lista Srpska ka siguruar pothuajse shumicën absolute të ulëseve për serbët në Kuvend.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ’së, ka siguruar 39 ulëse për deputetë në Kuvend të Kosovës.

Tetë deputetë më pak, 31 ulëse, llogaritet t’i ketë, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në votimet e djeshme doli e dyta, shkruan Gazeta Express.

Vetëvendosje, në krahasim me legjislaturën e fundit, të shpërberë, të Kuvendit ka dyfishuar mandatet në parlament, gjë që shtyu partinë e Albin Kurtit të festojë si fitore natën e kaluar në shesh.

LDK’ja në koalicion me AKR’në, të dalë si koalicioni i tretë në zgjedhjet e 11 qershorit llogaritet t’i ketë 30 deputetë, tre më pak sesa kjo parti kishte e vetme, pa AKR’në që në 2014’ën nuk kishte kaluar pragun zgjedhorë.

Ky kalkulim i ndarjes së deputetëve është bërë sipas metodës ‘Sainte-Lague’ për llogaritjen e mandateve në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, pothuajse të llogaritura të dhënat e votave të rregullta në të gjitha vendvotimet në Kosovë, PDK-AAK-NISMA kanë 34,15% të votave, VV 27,0%, ndërsa LDK-AKR 25,78 përqind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve dhe kalkulimeve për ulëse për deputetë, Lista Srpska ka fituar 8 vende për deputetët serbë, ndërsa NDS dhe SLS nga një vend.

KDTP nga votuesit e saj ka rezervuar 3 ulëse, VAKAT 2, ndërsa pesë parti tjera të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë, nga vetëm një mandat. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz