back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaOpinione"Të mjerët NE"..

“Të mjerët NE”..

Të ngjajshme

Shkruan: Redona Shala

Çdo ditë e me shumë po mendoj se si ne si popull nuk ndryshojmë, ama nuk e di a për të mirë a për të keq. Ne jemi të mjerët që po e pësojme çdo ditë dhe ku askush nuk na zgjati dorën një herë.

Tetëmbedhjetë gati 19 vjetë pas lufte, po jetojmë me një shpresë që,”Një ditë do të bëhët mirë” I mbledha mendimet e popullit tim dhe vendosa t’i shkruaj me një letër, por dikush mund të thotë: Po kush do t’i lexoj këto mendime dhe unë do t’i përgjigjem, ata që sot na e kthyen shpinën, nesër kur të kenë pak interes për mendimet tona, ne do t’u servejm këto mendime. A jemi ne shërbetorët tuaj, që vrapojmë për interesat e juaja dhe në fund ne ngelemi në baltë, kur do të mund që edhe ne të ngrejmë zërin tonë, kur do të marrin fund këto problemët tona, si varfëria frika për të jetuar, fëmijët që nuk kanë se me çfarë të shkollohën dhe një prind që ulë kokën para gruas dhe femijëve të tij që po ju kërkua të paktën edhe 1euro,skuqet nga turpi sepse ska.

Por jo nuk është faji juaj o Popull,është faji i disa zotrinjëve tan, që marrin me shumë se që u takon, dhe ne mbetëmi me duar nga qielli duke bërë një Dua,”Zot të lutem na ndihmo” Ne jemi çdo here në shërbimin e juaj, sa here që ju këni nevojë, sa here të lypë puna, dhe sa here që juve ju bije ndëmend se vareni nga ne, zotrinjë, dhe ne jemi disa që vrapojme pas jush, duke brohoritur për ju sepse ne ende ju duam sepse jeni zotrinjët tane,sepse edhe pse ju nuk ngopeni dotë, ne jemi mësuar me ju, dhe prap ne do të durojm, derisa ju ta vjellni ata që e keni ngrëne pa ju takuar. Familjët e jueja zotrinjë jetojnë përtej luksit, fëmijët e juaj shkollohën në Kolegjet me të mira jasht dhe mbrenda vendit,dhe me shumë respekt për gratë e jueja por ato nuk punojn sepse nuk kanë nevoj të mendojn si nënat tona çdo natë se si të sigurojmë një kafshatë për fëmijët e vet, dhe nuk punojnë sepse i kan kartelat bankare të mbushura plotë me para. Madje pushimët e jueja janë aqë të mira, madje bëni edhe rezervime disa muaj me herët në hotelet me të mira në botë, në ato hotelët me shumë YJE, ku çdo gjë është si në përrallë, por besoni prap nuk ju mallkojmë e jetofshi jetëm kështu gjithmonë, ae dini pse themi kështu? sepse edhe nese themi ndryshe prap njejtë do të mbetët. Edhe veturat e jueja janë nga me të mirat, me të shtrejtat dhe me luksoze, i ndrroni sa here ju bie qefi edhe pse kushtojnë shumë, mbi të gjitha ushqimin e keni shumë special, madje krejt ndryshe nga ne kjo klasa e varfër e shoqëris. Ne për dallim nga ju ushqehemi thjesht ca veze në sy pak djath e herë herë ndonjë gotë qumesht nese na rastis, dhe ndoshta kjo shujt na shoqëron gjatë gjithë ditës, e si me shaka i themi vetës, ndasht se është me mirë për shendetin që mos të shendoshemi.E e harrojmë ushqimin, kur e kuptojmë se baballarët dhe vëllezrit tan mendojn që të marrin rrugën e gyrbetit, sepse e kan kuptuar se ska punë për ta,thjeshtë kanë nuhatur varfërinë,dhe kjo është gjendja që i detyrojn të largohen nga vendi i tyre ku u rriten, pa ditur se ku do shkojnë e në çfarë problemesh do hasin rruges për gyrbet. E shpirti të keputët kur shumë student që gjatë studimëve kanë shkelqy me notat e mirënjohjet e ndryshme, dhe para se të diplomojnë fillojn të kërkojn punë që sjan për ta.Një djalë atje ka filluar të sho nese ka dalë ndonjë konkurs në ndonjë restaurant të punoj si shankis a edhe kamarier, dhe një vajzë sheh në vendlindjen e saj nesee këto sallone ondulimi merr praktikante, sa mos me ndejt verës në shtepi, e gëzohen shumë kur ju vie ndonjë ofert për fejes spo martese jashtë vendit, që e njejta vlen edhe të djemët tanë, që mezi e presin të vije sezona e veres të gjejnë një vajzë jashtë Kosovës dhe të ikin sa me parë. Kjo dmth që çdo ditë ne po mbesim pa thesarin tonë pa rinin. Epo jeta është e tillë, këto epizode dramatike po na zgjasin shumë, epizodet dramatike të çendisura mirë nga skenaristët tanë, që nuk njohin zhanerr tjetër të këtij seriali me epizota shumë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz