back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli në Skenderaj së bashku me Rininë Demokratike mbledh libra për...

Kadri Veseli në Skenderaj së bashku me Rininë Demokratike mbledh libra për bibliotekën e qytetit (FOTO)

Të ngjajshme

Rinia Demokratike e PDK-së sot në 31 degë të saj, zhvillon aktivitete të ndryshme për të bërë ndryshime pozitive në qytetet ku jetojmë. “Ne e duam Kosovën” është motoja e këtij aktiviteti i cili mobilizoi rininë e gjithë Kosovës që të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë përmes shumë aktiviteteve.

Aktivitetit tonë në Skenderaj iu bashkëngjit edhe Kryetari Kadri Veseli i cili dhuroi disa nga librat e tij për bibliotekën e qytetit të Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Përmes këtij aktiviteti u mblodhën afër 300 libra të cilat do t’i dorëzohen bibliotekës së qytetit. Rinia duhet ta dojë dhe të punoj për shtetin e vet dhe kurrsesi të mos bije pre e atyre që po mundohen ta rrënojnë. Ne e duam Kosovën! #Fillimiri do t’i jetësoj ëndrrat tona që ta shohim një Kosovë të zhvilluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz