BallinaLajmeAnëtari i Vetëvendosjes-Milaim Zekës: U bashkove me AAK-NISMA për të zhvatur

Anëtari i Vetëvendosjes-Milaim Zekës: U bashkove me AAK-NISMA për të zhvatur

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Muhamet Bytyqi iu ka drejtuar kandidatit për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka për fjalët që sipas tij  i kishte thënë dikur për Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.

Bytyqi ka thënë se Zeka dikur thoshte se Visar Ymeri ua kishte harruar hajnitë Haradinajt e Limajt, por sipas Bytyqit, tani Zeka u bashkua me AAK-në e Nisman me ‘shpresën për të zhvatur’.

“Milaim Zeka dikur kritikonte Kryetarin Visar Ymerin që gjoja ju ka harruar zhvatësve Fatmir Limaj e Ramush Haradinajt hajnit, privatizimet dhe krimet! Milaim, bashkimi jonë në protestë për me mbrojt Republikën, ishte bashkim në protestë, ku mundësia për të zhvatur nuk ekziston, ndërsa ti Milaim u bashkove me AAK-NISMA me shpresën për të zhvatur. Por as ata e as ti Milaim, pas 11 qershorit nuk do të zhvatni më Kosovën”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në “Facebook”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz