back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëTheret me thikë një nxënës në Mitrovicë

Theret me thikë një nxënës në Mitrovicë

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Sot rreth orës 7:30 në mëngjes është ther me thikë një nxënës në Shkollën e Shipolit në Mitrovicë, por viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe Skender Avdiu, drejtor i Arsimit në Mitrovicë, i cili ka treguar se sulmin e kanë kryer disa huliganë.

“Drejtoresha e shkollës me ka njoftuar se disa huliganë që kanë ardhur prej jashtë në bashkëpunim me dy nxënës, në oborr të shkollës e kanë ther një nxënës  të klasës të nëntë. Sipas informacioneve fillestare, nxënësi nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa me sulmuesit është marrë policia”, thotë Avdiu.

Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar lajmin e incidentit në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol, duke se një nxënës ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të shkollës, pas një zënke, ndërsa njësitë policore janë në vendngjarje”, ka thënë Zahiti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz