[pro_ad_display_adzone id=”233438″ popup=”1″ popup_bg=”#dd3333″ popup_opacity=”0.3″ background=”1″ container=”body” stretch=”1″ bg_color=”#dd3333″ flyin=”1″ flyin_delay=”3″ fixed=”1″]
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është pritur në mënyrë jo të zakonshme në Drenicë. Drenicasit e mirëpritën atë me këngë e sharki në konakun e tyre.
Ai ka falenderuar të gjithë për mikpritjen dhe besimin që kanë tek Partia Demokratike e Kosovës, në programin ‘ Fillimin e Ri’ dhe atë si deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ai po ashtu deklaroi se se entuziazmi për fitoren e madhe të 11 qershorit po vërehet në të gjitha tubime elektorale.
Kujtojmë që deputeti Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi, i cili njihet si deputet që iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve ku me iniciativën dhe mbështetjen e tij financiare për dy mandate janë ndërtuar gjashtë shtëpi për nevojtarë dhe është deputeti i cili jep tetë bursa për tetë studentë nga buxheti i tij. Është mandati i tij i tretë që Haxhiu kandidon me numrin e njejt 109.
/Prishtinapress.eu./



