back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKrasniqi: Fillimi i Ri do të triumfojë edhe në Istog

Krasniqi: Fillimi i Ri do të triumfojë edhe në Istog

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Memli Krasniqi ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai mbrëmë ka takuar qytetarë të fshatrave të ndryshme në Istog, para të cilëve ka prezantuar platformën e Fillimit të Ri.

Krasniqi tha se PDK-ja e ka dëshmuar se e mbanë fjalën dhe është subjekt i vendimeve të mëdha. Istogu, tha ai, do të ndeshojë ata që këtë komunë e kanë qeverisur keq për vite me radhë.

“Istogu është degë e madhe e PDK-së. Kjo, sepse aktivistët dhe votuesit tanë i kanë besuar me vite projektit tonë, fjalës sonë. Ne jemi përpjekur që këtë komunë ta mbështesim me politikat tona në shumë sektorë, por ende kemi punë para vetes.
Mbrëmë në Gurrakoc të Istogut takova qytetarë të shumtë që do vazhdojnë të na përkrahin dhe që besojnë se është #KohaperFillimineRi, për një Kosovë që orientohet kah hapja e vendeve të reja të punës, kah zhvillimi i hovshëm i bujqësisë dhe fuqizimi i të rinjve dhe grave të Kosovës.

PDK po rritet në Istog dhe këtë do ta dëshmojnë zgjedhjet e 11 qershorit, por edhe zgjedhjet komunale që do të mbahen në vjeshtë. Si edhe në të kaluarën, unë do të jem mbështetës i përkushtuar për qytetarët e kësaj ane”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz