Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në Japoni në Android për 10,000 përdoruesit e parë. Loja përmban 134 pokemonë të 52 niveleve nga 6 ishuj.
Kompania Pokemon lajmëroi se një titull i ri do ti shtohet listës së lojërave i quajtur PokeLand.
Me anë të saj lojtarët mund të grumbullojnë versione lodre të pokemonëve. Pokeland është e gjitha një luftë mes përbindshave të niveleve të ndryshme.
Ajo është zhvilluar nga Ambrella, e njëjta studio e cila ka zhvilluar Pokemon Rumble për Wii, WiiU dhe 3DS. Loja në mënyrë që të funksionojë kërkon një lidhje interneti.
Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në Japoni në Android për 10,000 përdoruesit e parë. Loja përmban 134 pokemonë të 52 niveleve nga 6 ishuj.
Përdoruesit e versionet beta mund të luajnë vetëm 15 nivelet e para të lojës. Nuk dihet nëse loja do të ngelet vetëm në Japoni apo në mbarë botën por beta përfundon më 9 Qershor. /GameWorld Albanian


