Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Republikën e Kosovës tani më po afrohen, e nga dita e djeshme ka filluar edhe zyrtarisht fushata parazgjedhore. Në shumë zgjedhje të më hershme jemi mësuar që në fushata parazgjedhore të ndëgjojmë premtime nga më të ndryshmet edhe për neve, banorëve shqiptar të Luginës së Preshevës. Këto premtime kryesisht mbeten gjithmon vetem në letër dhe nuk u realizuan kurrë.
Në këto zgjedhje si duket edhe Presheva do ta ketë një përfaqsuese të veten në Parlamentin e Kosovës, pasi që bashkëvendasja jonë Elza Sadiku zyrtarisht është kandidate e Lëvizjes Vetvendosje dhe garon me numrin rendor 81.
Elza Sadiku jeton në fshatin Rahovicë të Preshevës. Një kohë të gjatë punon në Rtv Presheva. Ishte pjesmarrëse e luftës së UCPMB-së. Banorët e Luginës e në veçanti ata të Preshevës presin që deputetja e ardhshme të na përfaqsojë denjësisht në Parlamentin e Kosovës, që zëri i shqiptarve të Luginës të ndëgjohet edhe në Prishtinë. Duke pasur parasysh se deri më tani Elza Sadiku është kandidatja e vetme për deputete që vjenë nga Presheva, me të drejtë pritet që banorët e shumtë nga Lugina që kanë dokumentacione të Kosovës ose që janë të shpërngulur në Kosovë votën e tyre të ja japin bashkëvendases së tyre. Stafi i portalit rtvpresheva.com i uron suksese në zgjedhje Elzës./rtvpresheva.com/
