Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeSot fillon inspektimi i përbashkët i Inspektorati Policor të Kosovës dhe të...

Sot fillon inspektimi i përbashkët i Inspektorati Policor të Kosovës dhe të Shqipërisë

Të ngjajshme

Civilët beduinë evakuohen nga Suweida e Sirisë pas përplasjeve me druzët

Qindra civilë beduinë janë evakuuar të hënën nga qyteti...

Gashi përmend listën e zezë kur flet për Limajn: LDK-ja s’e voton

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se...

Real Madridi në kërkim të pasuesit të Kroosit

Pas transferimeve të Trent Alexander-Arnoldit, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono,...

Kjo është video me të cilën Qazim Laçi i prezantua në Rizaspor

Transferi më i ri i Çaykur Rizespor-it, Qazim Laçi,...

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në objektin e Drejtorisë së Policisë në Kukës (Republika e Shqipërisë) pas një takimi të përbashkët që pritet të zhvillohet  në mes agjencive mbikëqyrëse të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë (IPK-së dhe SHÇBA-së) si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të dy vendeve Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, do të filloj edhe zyrtarisht inspektimi i përbashkët i të dy institucioneve.

Ky inspektim i përbashkët vjen pas nënshkrimit të  protokollit për inspektim të përbashkët  një javë më herët (më 13.04.2016) nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së z. Arben Skendo dhe është vazhdimësi e aktiviteteve  në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar.

Prezent në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues nga MPB-ja e Shqipërisë,  ICITAP-i Amerikan, zyrtarë të SHÇBA-së etj.

- Advertisement -

Të Fundit