BallinaRegjionaleMitrovicëKonfirmohen kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve

Konfirmohen kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve nga stinori i ri.

‘Minatorët’ me plot meritë u shpallën kampionë të Kosovës pas një stinori të jashtëzakonshëm.

Kësisoj ata do të jenë skuadra e parë nga vendi ynë që do të luajnë në kualifikimet e garës prestigjoze siç është Liga e Kampionëve.

Tanimë janë bërë me dije edhe kundërshtarët e mundshëm të 89-shit.

Gjelbër e zinjtë do të kenë punë me skuadrat kampione nga Andorra, Uellsi, Malta, Irlanda e Veriut, San Marino apo Estonia. /Telegrafi/

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në raundin e parë të Ligës së Kampionëve:

TNS (Uells)
Linefild (Irlandë e Veriut)
Vikingur Gota (Ishujt Faroe)
Hibernians (Maltë)
Santa Koloma (Andorrë)
La Fiorita (San Marino)
Europa FC (Gjibraltar)
FC Talin (Estoni)
Alashkert (Armeni)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz