back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaOpinioneGazetari e ” Dhunuar”

Gazetari e ” Dhunuar”

Të ngjajshme

Shkruan: Redona Shala

-Jetojmë në një vend ku një profesion i shenjtë sulmohet çdo ditë e më shumë. Jetojmë në një vend ku fjala e lirë mbyllet në kafaz ,ku gazetarët dhunohen e maltretohen në mënyra të ndryshme ,ani pse janë në gjendje të durojnë ,vetëm që e vërteta të del në dritë .Përgatitja Akademike e profesionale që kanë , e të tjeret që synojn ta kenë i ben ata rezistent ndaj çdo sulmi që iu kanoset. Sfidat e Gazetarëve

-E kur flasim për sfidat ,ato janë të shumta.Qendrimi deri në orët e hershme të mengjesit ,e nganjëher edhe një sy gjumë në redaksit e tyre,shpesh pa ngrënë e pa pirë i shoqeron gazetarët ani pse në mengjes i pret një aksion i radhes. E nuk thuhet kot që në profesionin e gazetarit nuk ka orar ,pasi çdo herë duhet të jesh në lëvizje e në kerkime të reja, por gjith ky mund e sakrific a duhet që në fund te muajit të shoqerohet me një rrogë të mirë? Po duhet,por a behet? Gjatë eksperiencës sime si gazetare,por edhe bisedat me koleg gazetarë, kur bie fjala për rrogën, ajo ishte fare minimale, madje fare e padukshme që nuk i përfshin as gjysmën e nevojave elementare,e këtu ka edhe gazetarë prindër që edhe familjen duhet mbajtur po nga kjo rrogë.Por entuziazmi dhe dëshira për të qenë një gazetar i suksesshem dhe gjithmonë aktive i bën ball çdo gjëje. Kërcenimet,shantazhet,vrasjet Mediat janë pushteti i katërt në botë,por kur shikon nga një anë shihet që këtë epitet mediat dhe gazetarët nuk e gëzojnë.

Gazetarët dhe mediumet ku ata punojnë shpesh zgjohen më frikën nga grupet e ndryshme që do i’u bëjnë dëme. Thirrjet telefonike në orët e vona kedo nuk do e shqetësonin, e kur numri i mesazheve dhe Email-ve do rritet me fyerje e kërcenime të rënda, atëherë ndalen dhe mendojnë , se ndoshta nesër nuk do jemi,por pse? Sepse e verteta e hidhur e njërzve me klas shpesh nuk iu konvenon , dhe reagimet e tyre shumë gazetarë i vë në depresion. A ka më keq që një gazetarë detyrohet të heshtë sepse për një informacion i shkon koka , dhe kur gazetarët vrapojnë për një temë me muaj të tërë dhe kur tema merr përfundimin, një pergjegjës në redaksi thotë: “A don me na shti në bele a”? Neni 19 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njëriut (OKB) , nënkupton lirinë e plotë të marrjes dhe dhënijës së informacionit pa cenimin e askujt, por gjithmonë duke u bazuar edhe në obligimet e gazetarit ndaj shoqërisë civile, klases politike ,qytetarëve, fëmijeve etj. Kur jemi të dhënia e lajmit ,ndodh shpesh që gazetarët mos të kenë qasje në dokumentet zyrtare,gjoja se janë sekrete, por ndodh që edhe të marrin lajme të shtrembëruara.

Mirëpo gazetarët tregohen të kujdesshem, dhe të matur për lajmin që opinion e lexon, ata kujdesen që lajmi të ketë tri burimet e lajmit, dhe kur bëhët fjalë për këto burime duhet vepruar për t’i gjetur këto, e para e gjenë njërin, tjetri ka ndërruar qendrimin por gazetari nuk publikon asnjë lajm pa bazë sa të lendoj dike me lajm të pa vërtet ose edhe gjysmak.Por pa marrë parasysh se çfare ndodh e si ndodh, gazetarët nuk duhet ndalur kurrë, sepse e verteta varet nga ta.”Gazetari është si biçikleta , po u ndal amortizohet”. Ne shpresojmë që një ditë, kërcenimet e shantazhet zvoglohen, e rroga rritet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz