BallinaJetëDomatet ngadalësojnë përhapjen e kancerit në stomak

Domatet ngadalësojnë përhapjen e kancerit në stomak

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut.

Kjo sipas një një studimi të ri, i cili ka zbuluar se ky frut i dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene. Ky zbulim i ri mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të mbështetur trajtimet konvencionale.

Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopene, ka veti luftuese ndaj kancerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, ka thënë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.

Hulumtuesit analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit.

Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre. Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj, thonë hulumtuesit shkencorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz