BallinaKulturëFillon Kampi Rajonal i Restaurimit

Fillon Kampi Rajonal i Restaurimit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Sot, me datë 15 Maj 2017 në Muzeun e Kosovës, ka filluar Kampi Rajonal i Restaurimit nga Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri” (CHwB Albania), me temë “Konservimi dhe interpretimi i objekteve muzeale”, me 20 profesionistë të rinj dhe 8 ligjerues e konservues nga Ballkani dhe Europa.

Pjesëmarrësit do të fokusohen në konservimin e objekteve dhe interpretim në Muzeun e Kosovës. Ligjëratat dhe ushtrimet që do të mbahen përgjatë Kampit do të mbulojnë tema si: konservimi dhe rijetëzimi i objekteve muzeale, principet dhe metodat e dokumentimit, si dhe teori dhe ushtrime të interpretimit të trashëgimisë. Pjesëmarrësit do të punojnë nën drejtimin e një ekipi restauratorësh ndërkombëtarë dhe stafit të Muzeut të Kosovës. Objektet e punës variojnë nga ato të gurit, qeramikës, metalit, tekstilit, si dhe objekte të bëra nga materiale të përzier. Ky Kamp Rajonal i Restaurimit organizohet në partneritet me Muzeun e Kosovës, si dhe mbështetet financiarisht nga Shteti i Suedisë.

Kampi do të zgjatë deri më 26 Maj 2017 (ora 09:00-18-00).

–          Sot, në ditën e tretë ka filluar të marr formë murali “Ne jemi trashëgimia”, i cili prezanton kreativitetin e nxënësve të inspiruar nga thesari muzeor duke e pasqyruar atë në kontekstin artistik. Ky mural, është pjesë e programit edukativ mes Muzeut të Kosovës dhe Shkollës Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë. Murali në fjalë, pritet të përfundojë me 18 Maj 2017, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz