BallinaKulturëFederata e Boulingut përkrahet me 33 mijë euro

Federata e Boulingut përkrahet me 33 mijë euro

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vijimësinë e mbështetjes financiare të federatave të sportit, ka nënshkruar memorandum edhe me Federatën e Boulingut të Kosovës (FBouK), të cilës ministria obligohet ta përkrahë me 33 mijë euro për realizimin e synimeve dhe objektivave për këtë vit.

Mjetet financiare në fjalë, Federatës së Boulingut, do t’i jepen ndaras në baza tre mujore për projektet që federata planifikon t’i zhvillojë duke realizuar politikat programore të saj.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se kjo përkrahje do të jetë në funksion të rritjes së aktiviteteve të sportit të boulingut në vendin tonë dhe do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së tij.

Ministri tha se si MKRS po punojmë që të përgatisim kushte sa më të mira në sport dhe po mbështesim federatat e sportit që ato të kenë mundësi të organizojnë gara e aktivitete tjera në mënyrë që t’i angazhojnë të rinjtë dhe sportdashësit duke nxitur konkurrencën por edhe në nxjerrjen e talenteve.

Ndërsa, kryetari FBouK-së, Fitim Fazliu e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen duke shtuar se kjo mbështetje financiare për federatën është një shtysë për të punuar dhe më shumë që sportin e boulingut jo vetëm ta promovojmë por edhe të angazhojmë sa më shumë sportist.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz