BallinaRegjionaleMitrovicëMësohet arsyeja e vrasjes së 23 -vjeçarit në Mitrovicë

Mësohet arsyeja e vrasjes së 23 -vjeçarit në Mitrovicë

Të ngjajshme

Miratohet buxheti i Zubin Potokut në Komision, pritet procedimi në Kuvend

Komisioni për Buxhet ka dhënë dritën jeshile për buxhetin...

Astronautët e NASA-s hyjnë në fazën për fundimtare për misionin Artemis II

Katër astronautët – Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch...

Parashikimi i motit për vikend

Gjatë ditëve të vikendit në vendin tonë pritet të...

23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, Ermal Kamberi ishte menaxher i lokalit ku ndodhi krimi. Kamberi u qëllua me tre plumba, konfirmon zëdhënësi i policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti për Express.

Menaxher i lokalit “Check In” në Mitrovicë, Ermal Kamberi, ka ndërruar jetë pas marrjes së tre plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Mirëpo, arsyet e vrasjes thuhet se kanë qenë për një rezervim të një vendi në lokal, merr vesh Express.

Zahiti për Gazetën Express tha se tani organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin. Ai gjithashtu bëri të qartë se viktima është qëlluar 3 herë në trup.

Lajmin për vdekjen e Ermal Kamberit e kanë bërë të ditur edhe familjarë të tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz