back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaTeknologjiFacebook tani ka 1.9 miliardë përdorues

Facebook tani ka 1.9 miliardë përdorues

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Facebook ka publikuar rezultatet e para të tremujorit të parë të 2017, dhe përsëri rrjeti social ka shumë për të festuar.

- Advertisement -

Së pari, në përdoruesit aktivë – Facebook është gjithnjë pranë arritjes së shifrës prej dy miliardë përdoruesve, sepse përdoruesit aktivë mujor u rritën për 17% nga viti në vit, për të shënuar shifrën marramendëse prej 1.94 miliardë njerëzve që e përdorin shërbimin më të famshëm social në botë.

Rritja e Facebook është e pashembullt, aq shumë saqë është e lehtë të neglizhohet sa e rëndësishme është madhësia e rrjetit social.

Pinterest, për shembull, vetëm kohët e fundit ka goditur shifrën prej 175 milionë përdoruesve mujor aktivë në total, Instagram arriti në 700 milionë dhe Twitter festoi duke shtuar nëntë milionë përdoruesve mujor aktivë më shumë në raportin e tyre më të fundit.

Çdo platformë ka arsyet dhe situatat e veta për të marrë parasysh, por performanca krahasuese dhe e qëndrueshme e Facebook në këtë drejtim është e mrekullueshme – dhe madje edhe më shumë kur merret parasysh llogaria e përditshme aktive e përdoruesve, e cila gjithashtu u rrit me 18% nga viti në vit.

Sa i përket të ardhurave, Facebook pati një rezultat prej 8.03 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke mposhtur vlerësimet e analistëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz