back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNënkryetari Nura dhe Ministri Shala nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për investime në fushën...

Nënkryetari Nura dhe Ministri Shala nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për investime në fushën e kulturës dhe sportit (FOTO)

Të ngjajshme

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Kulturës Kujtim Shala kanë nënshkruar sot dy marrëveshje bashkëpunim për financimit të projekteve në fushën e sportit dhe kulturës.

Marrëveshja e parë do të mundësojë përfundimin e ndërtimit të Palestrës së Sportit në Skenderaj, e cila ka filluar së ndërtuari vite më parë dhe është projekt vital për sportistët e Skenderajt. Qëllim i marrëveshjes është përshpejtimi i procedurave dhe i punëve përfundimitare në këtë projekt, që do t’i realizojë Komuna e Skenderajt.

Ndërsa marrëveshja e dytë ka të bëjë me finacimin e projektit të renovimit të Qëndrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Projekti për këtë investim në fushën e kulturës është hartuar vitin e kaluar nga Komuna e Skenderajt, ndërsa edhe në këtë projekt procedurat e mëtutjeshme do t’i udhëheqë Komuna e Skenderajt.

Gjithashtu Nënkryetari Nura dhe Ministri Shala kanë vendosur që të nisin punimet edhe në përfundimin e fazës përfundimtare të Kullës së heroit Ilaz Kodra, si dhe në ngritjen e shtatores së Idriz Rrecajt në qytetin e Skenderajt.

Më rastin e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve Nënkryetari Nura u shpreh shumë i lumtur pasi investimet në të dy fushat janë prioritet i Komunës së Skenderajt, sidomos i nevojshëm është përfundimi i Palestrës Sportive, që për vite të tëra ka qenë pengesë për sukses të sportistëve të Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz