back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmePërleshje mes të rinjve në Prishtinë, u përdoren edhe armët

Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, u përdoren edhe armët

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë përleshur disa persona dhe si pasojë njëri nga ta është dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve që i mori nga përleshja me thikë. Policia e ka konfirmuar për Gazetën Express se personat e dyshuar kishin edhe armë zjarri.

Si pasojë e përleshjes në mes të disa personave që ndodhi sot rreth orës 11:30 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person është dërguar në QKUK pasi ka marrë lëndime nga thika, dhe dy persona janë arrestuar.

“F. B, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy automjete janë dëmtuar nga predhat, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti për Gazetën Express.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë hapur rastet, vrasje e rëndë në tentative dhe armëmbajtje pa leje, thuhet në komunikatën për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz