BallinaRegjionaleDrenasNisin punimet për ndërtimin e shtëpisë së Mufail Hajdarit nga fshati Abri

Nisin punimet për ndërtimin e shtëpisë së Mufail Hajdarit nga fshati Abri

Të ngjajshme

Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur...

Gattuso publikon listën e lojtarëve për play-offin e Botërorit

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën...

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë urimin e presidentit...

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Mufail Hajdari nga fshati Abri e Komunës së Drenasit.

Donator për ndërtimin e shtëpisë së familjes Hajdari, është ndërmarrja “Vëllezërit Likoshani”, me pronar Ismet Nebihu nga fshati Likoshan i Komunës së Drenasit. Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë për familjen gjashtë anëtarësh të Mufail Hajdarit, kryetari Lladrovci ka falënderuar firmën “Vëllezërit Likoshani” për ndërtimin e kësaj shtëpie dhe ka thënë se kjo është një lehtësim për Komunën e Drenasit, pasi që ka një numër të familjeve që janë ne nevojë për ndërtimin e shtëpive.

Lladrovci po ashtu ka shtuar se gjatë këtij viti në Komunën e Drenasit do të ndërtohen edhe pesë shtëpi nga donatorët, për familjet që e kanë të vështirësuar banimin.

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz